Lajme

U aksidentuan teksa po vinin për dasmë në Shqipëri, vdes 6-vjeçarja në Bolonja

07/04/2023 09:42
nga:Mergim Rreci

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja Leila Kurti e cila u plagos në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, teksa ishte në makinë me prindërit dhe motrën e saj katërvjeçare, duke ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në një dasmë.

Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.

Nga aksidenti mamaja dhe motra katër vjeçare mbetën të padëmtuara ndërsa babai pësoi disa fraktura, njoftojnë mediat italiane.

Makina me të cilën po udhëtonin u përplas me forcë nga pas nga një makinë tjetër.