Lajme

U aksidentua nga vetura, një ditë pasi lirohet nga spitali vdes gruaja nga Istogu

07/13/2022 10:25
nga:N M

Një grua nga Istogu ka vdekur të hënën, si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një veture.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët thonë se tashmë e ndjera kishte vdekur në shtëpinë e saj, pasi që ishte liruar nga qendra shëndetësore pas trajtimit.

“Istog 11.07.2022 – 21:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj”, bëhet e ditur në komunikatë.

Policia njofton se trupi është dërguar për në obduksion dhe se hetimet po vazhdojnë.

75 aksidente brenda 24 orëve, policia ‘lëshon’ dorën – 2187 tiketa të shqiptuara