Sporti

U-21/ Kosovë – Çeki, ky është rezultati i pjesës së parë

10/07/2021 19:46
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosovë U21 – Çeki U21.

Kombëtarja e Çekisë ka shkuar në pushim me avantazhin minimal ndaj Kosovës me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi mbrojtësi Adam Gabriel.

Gabriel shënoi pas 38 minutave lojë.

Në këto 45 minutat e parë, Kosova U21 zhvilloi një paraqitje jo shumë të mirë – pasi nuk veçohet ndonjë rast shënimi.

/GazetaBlic Sport