Sporti

Tyson shprehet i lumtur pas pensionimit

05/06/2022 19:51
nga:E K

Boksieri Tyson Fury është shprehur i lumtur pas pensionimit.

Pasi mposhti Dillian Whyte me nokaut për titullin WBC për peshat e rënda në ndeshjen përpara 94.000 tifozëve, Tyson njoftoi për pensionimin e tij nga boksi.

Lidhur me pensionimin e tij ka thënë se ai është shumë i lumtur që ka marrë atë vendim.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pensionuar. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe e shijoj shumë pensionimin tim”, tha Fury për ‘Sky Sports’.

Mbetet të shihet a do të ketë një rikthim të boksierit anglez në ring apo jo.