Sporti

Tyson Fury sfidon ‘bishën e UFC’ në një ndeshje boksi, Ngannou pranon, por ka një ‘kusht’

01/07/2022 12:28
nga:E K

Boksieri britanik, Tyson Fury ka sfiduar hapur Francis Ngannou në një ndeshje boksi.

Luftëtari i UFC, Francis Ngannou njihet si një nga më të rrezikshmit të MMA pasi ka goditjen më të rëndë në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.

Fury ka shkruar në Twitter duke sfiduar Ngannou në një ndeshje boksi.

“Kush do donte të shihte një duel mes meje dhe këtij bishe [Ngannou] me rregulla të boksit“, ka shkruar Fury.

Ngannou menjëherë i është përgjigjur Furyt duke shkruar: “Si mendon të ndeshemi me rregullat e MMA dhe doreza të boksit? Mund ta bëj këtë nder“, ka shkruar ai.

/GazetaBlic Sport/