Sporti

Tyson Fury po rikthehet zyrtarisht në ring, do të boksojë ndaj rusit Makhmudov

01/28/2026 17:13
nga:Mergim Rreci

Tyson Fury ka vendosur të kthehet nga pensionimi dhe të boksojë përsëri.

Boksieri britanik do të boksojë me rusin, Arslandbek Makhmudov, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky meç do të zhvillohet më datë 11 prill, atje ku Fury premton përsëri spektakël në ring.

36-vjeçari rus ka zhvilluar 23 meçe gjatë karrierës së tij, ka shënuar 21 fitore (19 me nokaut) dhe 2 humbje (2 me nokaut).

Kurse Tyson Fury dy meçet e fundit para pensionimit i kishte zhvilluar ndaj Oleksandr Usyk – në të dyjat pësoi humbje.