Tyson Fury do të mbrojë rripin e kampionit të peshave të rënda WBC kundër Dillian Whyte më 23 prill, pas së cilës ai do të pensionohet i shëndetshëm, i ri dhe i pasur. Këtë e thotë vetë boksieri.
Ai ka zhvilluar 32 meçe me bilanc prej 31 fitoreve dhe një barazim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo është lufta e fundit në karrierën time, pas kësaj do të dal në pension me 150 milionë dollarë në bankë, i shëndetshëm dhe i ri. Do të blej një jaht të madh jashtë vendit. Po e qetësoj veten, kaq ishte”, tha Fury duke njoftuar luftën e tij kundër Dillian Whyte, padyshim e fundit e karrierës së tij.
/GazetaBlic Sport


