Sporti

Tyson Fury do të rikthehet në ring, zbulon vendin se ku do të zhvillohet lufta ndaj Chisoras

08/10/2022 14:02
nga:Mergim Rreci

Tyson Fury ka njoftuar se do të rikthehet në ring në fund të vitit.

Fury u ka thënë fansave se do të kthehet në ring më vonë këtë vit për t’u përballur me Chisoran ​​dhe beson se lufta duhet të ndodhë në qytetin e tij të lindjes, Manchester, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e ka menduar stadiumin e Manchester United, “Old Trafford” si vendin ku do ta zhvillojë këtë meç.

Dhjetori shihet si muaji kur pritet të ndodh kjo gala mbrëmje, me Furyn që ka fituar dy luftërat e para ndaj Chisoras dhe do të tentojë që ta fitojë edhe luftën e tretë.

/GazetaBlic Sport/