Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë gati për meçin e madh.
Dyshja përballen në një përplasje trilogjike historike të shtunën, me Fury duke kërkuar fitoren e tij të dytë kundër rivalit të tij të madh, përcjell GazetaBlic Sport.
Fury e di se ai duhet të mbetet i fokusuar për të fituar meçin e e tretë, por ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e tij pas pensionimit nga boksi.
“Është thjeshtë fakt asgjë tjetër. Jam boksier sepse nuk më shijon asgjë tjetër, nuk kam hobi të tjerë. Pas boksit, unë do jem i vetëm dhe mërzitur”.
“Kam provuar të shikojë kafshët, vozitje, mora licencën për armë, por asgjë nuk më kënaq”, tha ai.
Kujtojmë që karakteri i tij është shumë i veçantë dhe i fortë, në atë mënyrë ku madje kishte arritur që të kthehet në një jetë stabile pas përdorimit të substancave të palejuara që për një kohe të caktuar e kishin lënë jashtë aktivitetit.
/GazetaBlic Sport/


