Sporti

Tyson flet për herë të parë se si rrahu një pasagjer në aeroplan: Nuk e dëgjova gruan time!

05/23/2022 13:41
nga:Lorik J

Mike Tyson goditi një pasagjer në një avion në fund të muajit prill.

Ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë foli fillimisht për incidentin në një podcast të quajtur Hotboxin ‘me Mike Tyson.

“Ai më goditi, o burrë”, tha 55-vjeçari Tyson, duke shpjeguar se si pasagjeri i kërkoi fillimisht foton. Kujtojmë, TMZ raportoi se pasagjeri më pas u bë i padurueshëm dhe kjo është arsyeja pse Tyson i kërkoi që ta linte vetëm.

“Gruaja ime zemërohet kur fluturoj me aeroplanë, por çfarë dreqin bëj unë në një avion me miqtë dhe një truproje që duhet të më shikojë nonstop,” pyeti Tyson, i cili nuk do të ketë pasojat ligjore.

Personi i sulmuar rezultoi se ishte Melvin Townsend III, një njeri i njohur më parë për policinë.

Ai mësohet se ka një precedentë kriminal që evidenton, vjedhje, vjedhje automjetesh dhe vjedhje të rënda. Ai ka qenë në burg dy herë, një herë për 20 muaj dhe një për 15.

/GazetaBlic Sport