Qytetarët kanë raportuar se kanë parë duke dalë tym nga nga një banesë te Santea në Prishtinë.
Zjarrfikësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se tymi ka dal pasi aty po bëheshin renovime.
Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra u shpreh se tymi ka ardhur nga prerja e disa materialeve me të cilat po bëheshin renovimet.
“Në orën 18:15 kanë lajmëruar se po del tym nga një banesë te Santea në Prishtinë. Zjarrfikësitë e kanë gjetur vendin dhe kanë parë se aty po bëheshin renovime dhe se nga prerja e materialeve, plastikave ka dalë tym dhe disa aroma”, u shpreh ai.


