Lajme

Tym i madh në këtë lagje të Prishtinës

09/08/2024 20:22
nga:G B

Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet.

Tymi i madh ka ‘mbuluar’ të gjithë lagjen duke zvogëluar edhe dukshmërinë në atë pjesë.

Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Brigada e Zjarrfikësave.

“Ekipet janë duke intervenuar. Janë djegur disa mbeturina dhe barishte. Porsa të kthehet ekipi ne do t’ju japim detaje”, thanë nga kjo brigadë për Klankosova.

Ndërkaq, komandanti Malë Gashi, i ftoj qytetarët që të kenë kujdes me ambientin ku jetojnë.

“Në disa zona qytetarët kanë krijuar deponi ilegale të mbeturinave. Në ato pjesë e kemi vështirë që t’i fikim plotësisht pasi që ato ndizen vazhdimisht dhe e vetmja zgjidhje është që t’i mbulojm me dhe”, tha Gashi.