Lajme

Tym i madh në Fushë Kosovë, dyshohet se janë djegur gomat e grumbulluara në një garazh

02/26/2023 12:23
nga:Genita C

Një tym i zi i madh ka kapluar sot qiellin në Fushë-Kosovë.

Dyshimet e para janë djegie e gomave te një garazh që bën servisimin e veturave.

Pamjet nga vendi i ngjarjes i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, në llogarinë e tij në Facebook.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.