Sporti

“Christian Eriksen nuk do të lejohet të luajë për Interin me defibrilator në zemër”

07/22/2021 16:49
nga:Mergim Rreci

Christian Eriksen nuk do të lejohet të luajë për Interin në Serie A me defibrilator në zemër, paralajmëroi një anëtar i komitetit mjekësor të Federatës Italiane.

CTS (komiteti teknik shkencor) i FIGC është përqendruar kryesisht në përgjigjen pandemike në vitet e fundit, por gjithashtu është i detyruar të marrë në konsideratë statusin e mesfushorit Eriksen, përcjell GazetaBlic Sport.

Zemra e tij u ndal gjatë ndeshjes së Danimarkës  kundër Finlandës dhe ai bëri një operacion disa ditë më vonë për të implantuar një defibrilator të vogël, në rast të parregullsive të mëtejshme kardiake.

“Christian Eriksen nuk mund t’i jepet leje për të luajtur në Itali,” paralajmëroi anëtari i CTS, Francesco Braconaro në Radio Kiss Kiss, përcjell GazetaBlic Sport.

Daley Blind ka një defibrillator të ngjashëm kardioverter të implantueshëm (ICD) dhe mund të luajë për Holandën dhe Ajax, por në Serie ka rregulla tjera dhe Eriksen nuk do të jetë sipas të gjitha gjasave në gjendje të luajë.

/GazetaBlic Sport/