Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka reaguar në rrjetet sociale për shkak të një komenti ofendues nga një ndjekës, që kishte ironizuar dhuratën e veçantë që ajo i kishte bërë bashkëshortit të saj, Kreshnikut.
Në postimin e saj të fundit, Dafina kishte ndarë me ndjekësit një fotografi të Ferrari-t të zi që kishte blerë për ditëlindjen e Kreshnikut, duke e uruar atë.
Mirëpo, një komentues nuk e kishte pëlqyer këtë gjest dhe kishte lënë një koment të pahijshëm, duke e ironizuar Dafinën për lidhjet e saj në të kaluarën.
Komentuesi kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot.”
Në përgjigje të këtij komenti, Dafina kishte shkruar: “A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.”
Me këtë reagim, Dafina ka treguar se nuk e toleron ofendimin dhe është e gatshme të mbrojë imazhin e saj dhe të të dashurit të saj nga komente të pasjellshme në rrjetet sociale.