Platforma e transmetimit të lojërave Twitch ka qenë cak i një rrjedhjeje, që thuhet se ka zbuluar informacione konfidenciale të kompanisë dhe fitimet e transmetuesve.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 100 GB të dhëna u publikuan në internet të mërkurën.
Dokumentet duket se tregojnë transmetuesit kryesorë të Twitch, ku secili fitoi miliona dollarë nga kompania në pronësi të Amazon në dy vitet e fundit.
Twitch konfirmoi shkeljen dhe tha se “po punonte me urgjencë” për të kuptuar shtrirjen e tij.
Në një deklaratë të publikuar në Twitter, kompania tha se do të “përditësonte komunitetin sapo të ketë informacion shtesë”.