Sporti

Tuttosport: Drejtuesit e Juventus e pëlqejnë shumë Edon Zhegrovën

11/07/2024 17:31
nga:Mergim Rreci

Tashmë nuk ishte sekret se Juventusi kishte kërkuar një sulm të mundshëm veror për kanadezin David , por ai nuk është lojtari i vetëm që ka rënë në sy të drejtorit Cristiano Giuntoli dhe trajnerit Thiago Motta.

Sipas Tuttosport , atyre u ka lënë përshtypje edhe kosovari Edon Zhegrova, i cili është 25 vjeç dhe mund të luajë në krahun e djathtë ose të majtë të sulmit.

Kontrata e tij me LOSC shkon vetëm deri në qershor 2026 pas transferimit prej 7 milionë eurosh nga Basel në janar 2022 dhe ai tashmë ka shtatë gola me dy asistime në 16 ndeshje konkurruese për klubin këtë sezon.

Mënyrë se si dribloi kundërshtarin dhe asistoi tek goli i Lille, ka ndikuar shumë që besimi i drejtuesve të skuadrës italiane të rritet për të.

Prej kohësh ishte raportuar se transferimin e tij e pëlqen edhe skuadra e Milan.

/GazetaBlic Sport/