Turqia është çerekfinaliste në Euro 2024 pasi mposhti Austrinë 2:1. Merih Demiral i shënoi të dy golat për turqit, i pari që erdhi vetëm 57 sekondave.
Ky është goli më i shpejtë në fazën e eliminimit në historinë e Kampionatit Europian.
Turqia tani mban rekordin e golit më të shpejtë si në Kampionatin Evropian ashtu edhe në ato botëror. Më 29 qershor 2002, Hakan Sukur shënoi pas vetëm 11 sekondash lojë ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e Kupës së Botës.
Ai mbetet goli më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport