Lajme

Turqia: Sulmet izraelite janë pjesë e planit për të dëbuar palestinezët nga toka e tyre

02/12/2024 14:58
nga:N K

Ministria e Jashtme turke shprehu shqetësimin për intensifikimin e sulmeve të Izraelit në Rafah në jug të Gazës, ku janë strehuar qindra mijëra njerëz të zhvendosur.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga sulmet e përshkallëzuara të Izraelit në Rafah, pas shkatërrimit dhe masakrave që forcat izraelite kanë shkaktuar tashmë në Rripin e Gazës.

“Ne e konsiderojmë këtë operacion si pjesë të një plani për të dëbuar popullin e Gazës nga toka e tyre”, tha ministria

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndaluar Izraelin”, thuhet në deklaratë