Me kërkesë të qeverisë turke, ndeshja e Europa League mes Besiktas dhe Maccabi Tel Aviv nga Izraeli nuk do të zhvillohet në Stamboll.
Ndeshja është caktuar për datën 28 nëntor, të enjten dhe do të luhet në një vend tjetër në terren neutral. Ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet takimi.
Besiktas njoftoi vendimin dhe tha se i frikësoheshin “mundësisë së veprimit provokues” për shkak të situatës shqetësuese në Izrael.
Besiktas dhe UEFA do të vlerësojnë së bashku se ku mund të luhet ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës, e cila është vlerësuar si me rrezikshmëri të lartë.
/GazetaBlic Sport