Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 55 mijë e 149 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 341 pacientë teksa numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka arritur në 36 mijë e 267, shkruan Anadolu.
Nga COVID-19 janë shëruar 48 mijë e 947 pacientë të tjerë duke e çuar në mbi 3.73 milionë të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet turke kanë kryer mbi 44 milionë teste të dyshuara për COVID-19.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike po ashtu është rritur në 3 mijë e 319.
LEXO EDHE: