Sporti

Turqia – Gjermania, ja kur zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian

09/12/2025 21:51
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Turqisë është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian në basketboll.

Kombëtarja turke arriti fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj Greqisë, duke triumfuar me shifrat 68-94.

I jashtëzakonshëm në këtë takim ishte basketbollisti me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani, i cili ishte më i miri i takimit, duke shënuar 28 pikë.

Në finale, Turqia do të përballet me Gjermaninë, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën në ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/