Lajme

Turqia është gati të furnizojë me energji elektrike Sirinë dhe Libanin

12/30/2024 16:47
nga:N K

Zyrtarët e qeverisë tashmë po punojnë në Siri për të adresuar problemet energjetike të vendit.

Autoritetet turke kanë thënë se janë të gatshme të furnizojnë me energji elektrike Sirinë dhe Libanin.

Zyrtarët e qeverisë tashmë po punojnë në Siri për të adresuar problemet energjetike të vendit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Energjisë së Turqisë, Alparslan Bayraktar, shkruan Reuters.

“Është e mundur që energjia elektrike e nevojshme për Sirinë dhe Libanin të sigurohet fillimisht nga eksportet e Turqisë. Sigurisht, ne do të jemi në gjendje të vlerësojmë më mirë situatën pasi të analizojmë gjendjen e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike”, u tha Bayraktar gazetarëve në qyteti Shanliurfa në Turqinë juglindore.

Një delegacion nga Ministria Turke e Energjisë mbërriti në Damask të shtunën.

Siç vuri në dukje më herët Bayraktar, mundësitë për bashkëpunim energjetik, duke përfshirë transmetimin e energjisë elektrike, do të diskutohen për të reduktuar mungesat e energjisë.

Sipas tij, kapaciteti i instaluar i energjisë elektrike para luftës në Siri ishte 8 mijë e 500 megavat, por tani ka rënë në rreth 3 mijë e 500 megavat.

“Shumica dërrmuese e njerëzve i plotësojnë nevojat e tyre për energji elektrike me gjeneratorë, kështu që nevoja për energji elektrike është jashtëzakonisht serioze”, shtoi Bayraktar.

Ai solli në vëmendje se delegacioni turk po shqyrtonte gjithashtu mundësinë e përdorimit të burimeve të naftës dhe gazit natyror sirian.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Ankaraja do të bëjë gjithçka që duhet për të rindërtuar Sirinë.

Turqia tashmë siguron energji elektrike në disa pjesë të Sirisë veriore, ku ka kryer katër operacione ushtarake që nga viti 2016.