Turqia dhe Armenia kanë njoftuar se do të emërojnë të dërguar të posaçëm për përmirësimin e marrëdhënieve të tënsionuara me dekada.
Ankaraja dhe Yerevani kurrë nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike formale mes vete. Turqia, aleate e Azerbajxhanit, e ka mbajtur të mbyllur kufirin e vet me Armeninë që nga vitet e nëntëdhjeta për atë që e cilëson si pushtim të Nagorno-Karabakut dhe rajoneve përreth tij, që nga komunitet ndërkombëtar njihen si territor i Azerbajxhanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Armenisë, Vahan Hunanian, tha të martën se Armenia është e gatshme për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Turqinë pa parakushte, shkruan Free Europe.
Ai konfirmoi se Armenia do të emërojë një përfaqësues të posaçëm me qëllim të përmirësimit të raporteve me Turqinë, një ditë pasi një njoftim të ngjashëm dha edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.
Armenia dhe Turqia në vitin 2009 kishin nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që do të çonte në hapjen e kufirit të përbashkët, por pakti nuk ishte ratifikuar.
Raportet mes dy vendeve fqinje kanë qenë të tensionuara për shkak të vrasjes dhe dëbimit masiv të armenëve nga Perandoria Osmane në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Armenia këmbëngul se masakrat e asaj kohe përbëjnë gjenocid, por Turqia e kundërshton fuqishëm këtë.
Paralajmërimi i fundit i sindikalistëve për qeverinë: Çka do të ndodhë sot pas orës 14:00


