Lajme

Turqia do të esktradojë në Maqedoni të Veriut të dyshuarin kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevska

04/30/2024 18:47
nga:Y I

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni të Veriut, Krenar Lloga, ka bërë të ditur se Turqia do të ekstradojë Ljupço Palevskin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, dhe 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

“Ju njoftoj se sot me informacion zyrtar nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Ljupço Palevskit”.

“Rezultati pozitiv i procedurës lind pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, ka shkruar Lloga në Facebook.

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut paraprakisht kishte përgatitur kërkesën për ekstradimin e Palevskit.

Baza e dokumentacionit është urdhër arresti ndërkombëtar për të, për rrëmbim dhe dy vrasje makabre.

Për rastin në fjalë është arrestuar edhe babai i 14-vjeçares, Aleksandar Gjorçevski.

Sipas Prokurorisë, i ati i Vanjës dyshohet se ka dhënë informacione se kur e bija e tij do të dalë nga shtëpia në mënyrë që të rrëmbehet.