Turqia është skuadra e tetë dhe e fundit që merr një biletë për në fazën çerekfinale të Kampionatit Europian Gjermani 2024.
Turqit e drejtuar nga Vincenzo Montella ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj Austrisë, në një sfidë ku hero ishte Merih Demiral.
Në çerekfinale, Turqia do të përballet me Holandën, me ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/