Lajme

Turqia arreston një gazetar suedez nën dyshimin për lidhje terroriste

3 ditë më parë
nga:G B

Autoritetet turke kanë njoftuar të dielën se kanë arrestuar një gazetar suedez nën akuzat për terrorizëm dhe fyerje të presidentit.

Joakim Medin i të përditshmes “Dagens ETC” është arrestuar me të mbërritur në aeroportin e Stambollit të enjten me akuzat për “anëtarësim në një organizatë terroriste” dhe “fyerje të presidentit”.

Qendra Kundër Dezinformimit, pjesë e Departamentit të Komunikimit të presidencës turke, ka thënë në një deklaratë se arrestimi i Medin “nuk ishte për aktivitetet e tij gazetareske”, raporton AP.

Qendra ka akuzuar Medinin se ka marrë pjesë në një tubim në Stokholm më 11 janar 2023, ku morën pjesë mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, e në të cilën ndodhej një skulpturë e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

PKK-ja ka zhvilluar kryengritje 40-vjeçare në Turqi, e cila ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë dhe është cilësuar një organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë. Një nismë paqeje midis shtetit turk dhe PKK-së është iniciuar në tetor dhe organizata ka shpallur një armëpushim në fillim të marsit me thirrjen për ta bërë këtë nga udhëheqësi i saj i burgosur, Abdullah Ocalan.

Zyra e Prokurorit Publik të Ankarasë kishte nisur një hetim për tubimin e Stokholmit të vitit 2023, dy ditë pas mbajtjes së tij, dhe ka identifikuar 15 të dyshuar, përfshirë Medinin, të cilët kishin organizuar, marrë pjesë ose mbuluar ngjarjen sipas Qendrës Kundër Dezinformimit.