Sporti

Turqi – Itali, notat e lojtarëve

06/11/2021 23:02
nga:Mergim Rreci

Italia ka triumfuar në një ndeshje fantastike ndaj Turqisë, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.

Azzurët triumfuan me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Merih Demiral ishte ai që realizoi golin e parë në këtë Kampionat Evropian, por fatkeqësisht në portën e kombëtares së tij. Ai u bë futbollisti i parë që shënon autogol në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.

Ciro Immobile shënoi golin e dytë, kurse Lorenzo Insigne shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.

Janë publikuar notat e lojtarëve, atje ku më i miri i ndeshjes është vlerësuar Ciro Immobile.

Ai u vlerësua me notë 8.6.

/GazetaBlic Sport/