Lajme

“Turpërohu”, Musliu – Llalloshit: Shko në Çirez të Drenicës, të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën

12/15/2025 11:03
nga:N K

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi për këngën kushtuar Albin Kurtit.

Ajo iu drejtua Llalloshit me një shkrim në Facebook, duke i thënë që të turpërohet sepse siç ka shkruar ajo, e ka bastarduar një nga perlate folklorit shqiptar.

Musliu i tha këngëtares që të shkojë në Çirez të Drenicës dhe siç është shprehur, “të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën”.

“Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor”.

“Dhe ti Edona Llalloshi, shko në Çirez të Drenicës e le të të tregojnë se si Albini e ka refuzuar ta kap pushkën për atdhe. Dëgjo edhe intervistat e Albinit, ku ai vetë deklarohet se nuk do ta prekë asnjëherë pushkën me dorë. Paske lënë nam, Edona Llalloshi. Turpërohu qe e ke bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”, ka shkruar Musliu.