Sporti

‘Turpërohet’ Real Madrid në Kupën e Mbretit, eliminohet nga skuadra e Ligës së 2-të

01/14/2026 23:16
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është turpëruar në transfertë nga Albecete, ekip i LaLiga 2, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Copa del Rey. Kjo sfidë përfundoi surprizisht 3-2 në favor të vendasve.

Albacete shënoi si fillim me Villar në minutën e 42’, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë, “Los Blancos” barazuan me anë të Mastantuono. Në minutën e 82’, vendasit rikthyen avantazhin me golin e Betancor, ndërsa në të 91-tën, Reali barazoi përsëri me Gonzalo Garcia.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte më tej se koha e rregullt, Albacete i shtangu të gjithë. Ishte përsëri Betancor i cili shënoi gol, duke plotësuar dopietën dhe eliminuar Real Madrid që në këtë fazë. Kështu, trajneri i ri Alvaro Arbeloa e “dreqos” në debutim, duke nisur si mos më keq.