Lajme

“Turp”/ Tahiri për Buxhetin 2024: Qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, duke e shpërndarë paranë publike për qëllime elektorale

11/16/2023 08:55
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024 dhe shihet se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se këtë e ka bërë për ta shpërndarë paranë publike për qëllime elektorale.

Tahiri ka paralajmëruar se shpejt do t’iu vije fundi.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Në një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarve në institucione shtetërore, por dukë e çkep paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!