Sporti

“Turp për sportin, FIA theu rregullat e veta”, vëllai i Hamilton reagon ashpër pas disfatës nga Verstappen

12/13/2021 11:30
nga:E K

Gara e fundit e Formula 1 në Abu Dhabi vazhdon të komentohet.

Gara pati një fund të diskutueshëm, në të cilën Max Verstappen (Red Bull) u kurorëzua kampion bote për herë të parë në karrierën e tij, duke kaluar Lewis Hamilton ( Mercedes) në raundin e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Nicolas, vëllai i Hamiltonit, iu drejtua rrjeteve sociale për të treguar zhgënjimin e tij dhe për të mbrojtur shtatë herë kampionin e këtij kompeticioni.

“FIA ka thyer rregullat e veta, gjë që është një turp për sportin tonë. Në çdo rast, pavarësisht asaj që ndodhi, Hamiltonët ishin të përulur në disfatë. Babai im, njeriu që na rriti, uroi Maksin dhe babain e tij Jos”, ka shkruar në Instagram Nicolas Hamilton.

/GazetaBlic Sport/