Sikur të mos mjaftonte humbja dëshpëruese ndaj PSG-së në Champions League, Barcelona u mposht edhe nga Real Madridi në Santiago Bernabeu.
Jude Bellingham mbylli ndeshjen me një gol në minutën e 91-të, për të vulosur rezultatin 3-2, përcjell GazetaBlic Sport.
Sa i përket penalltisë së Pau Cubarsi, Marc-Andre ter Stegen e quajti Vazquez-in ‘inteligjent’.
“Vazquez ishte inteligjent në penalltinë. Unë mendoj se ai u përpoq ta kërkonte atë”, tha ai, cituar nga MARCA.
Megjithatë, kapiteni i Barcelonës ishte shumë më i ashpër kur goli i Lamine Yamal nuk u pranua.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Të mos llogaritet gol është një turp i vërtetë për futbollin. La Liga ka shumë para, por mesa duket jo për gjënë më të rëndësishme”, ka kritikuar ter Stegen.
/GazetaBlic Sport/


