Lajme

Turku i zhdukur në Prishtinë gjendet nga gruaja në gjendje të mirë shëndetësore

10/05/2025 22:47
nga:G B

Është gjetur shëndosh e mirë, shtetasi turk, Bulent Bozkurt i cili u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasditen e sotme.

Për Klankosova, bashkëshortja e tij, Selvete Bozkurt, njoftoi se burrin e saj e gjeti në lagjen “Dardania” rreth orës 22:00.

“E kam gjetur unë pasi kam vazhduar kërkimin, e gjeta ulur në lagjen “Dardania” në Prishtinë”, tha ajo.

Gjatë pasdites, Selvetja përmes Klankosova.tv, kërkoi ndihmë nga qytetarët për ta gjetur burrin e saj të cilin e kishte raportuar si të zhdukur që nga 2 tetori.