Një turiste zviceran humbi jetën dhe një person tjetër u plagos rëndë të enjten pas një sulmi nga një peshkaqen në bregdetin lindor të Australisë.
Viktima është rreth 20 vjeç dhe ende nuk është identifikuar zyrtarisht.
Ajo fatkeqësisht humbi jetën në vendngjarje. I plagosuri besohet të jetë afërsisht në të njëjtën moshë me viktimën dhe u transportua me helikopter në spital në gjendje kritike.
Ministria e jashtme zvicerane konfirmoi se dy viktimat ishin shtetas zviceranë. Shefi i Shërbimit të Ambulancës së Uellsit të Ri Jugor, Josh Smith tha se një vizitor ndihmoi të plagosurin .
Plazhi u mbyll ndërsa autoritetet përpiqen të përcaktojnë llojin e peshkaqenit që sulmoi dy personat. Kjo ngjarje vjen dy muaj pasi një burrë vdiq nga një sulm peshkaqeni ndërsa bënte surf në plazhin Long Reef në veri të Sidneit.


