Policia ka gjetur vendin ku kanë rënë 2 turistët gjermanë të cilët po eksploronin Alpet shqiptare.
Burime nga policia konfirmuan për Abc se një nga turistët ka humbur jetën, ndërkohë që një grua është në gjendje të rëndë.
Gjithashtu thuhet se shkak i rënies së tyre në humnerë është bërë akulli, pasi rrëshqitja ka rezultuar fatale për burrin, i cili është përplasur me kokë në një pemë duke gjetur vdekjen.
Edhe pse në vendngjarje tashmë ndodhet edhe helikopteri, nxjerrja e trupit të pajetë të burrit është e pamundur, për shkak të zonës së thellë në të cilën ka rënë.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”.


