Lajme

Turistët që paguan për vizitë në Muzeun Historik Kombëtar, do të kompensohen

03/22/2024 18:05
nga:Y I

Çdo turist që ka bërë pagesën paraprake për të vizituar muzeun historik kombëtar në Shqipëri do t’i kthehet vlera monetare e paguar.

Agjencitë turistike që operojnë në vendin shqiptar me guida për turistët e huaj pohojnë së kjo është e vetmja mënyrë për të proceduar pasi mbyllja e muzeut erdhi në mënyrë të papritur. Një biletë për të hyrë në muze ishte 500 lekë.

Numri i turistëve që zbarkojnë në Shqipëri po rritet nga viti në vit, ndërkohë që si alternativa të tjera operatorët kanë menduar muzeun etnografik apo edhe duke i adresuar në privat, pasi jeta kulturore në Tiranë është thuajse e ngrirë.

Mbyllja e Muzeut Historik Kombëtar erdhi si një vendim i shpejtë i pakonsultuar me grupet e interesit duke i vënë ata në vështirësi. Për katër vite asnjë turist nuk do të njohë më dot historinë në të gjithë epokat e saj. /euronews.al/