Lajme

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

02/10/2026 23:34
nga:Sh R

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga hoteli për shkak të panikut të shkaktuar nga lëkundjet.

Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, shihet se turistët gjenden ende jashtë vendeve ku po qëndronin edhe një orë pas tërmetit.

Ndryshe, edhe pse nuk ka raporte për dëme materiale, situata ka krijuar shqetësim te vizitorët. /Klankosova.tv