Lajme

Turistët braktisin plazhin e Durrësit, për shkak të motit të keq

08/05/2023 13:57
nga:Y I

Plazhi i Durrësit është braktisur nga pushuesit si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe vranësira, mot ky që pritet të përfshijë gjithë vendin gjatë orëve në vijim.

Plazhi i Durrësit, ishte i mbushur me turistë përpara se koha e keqe me vranësira dhe stuhi të mbulonte zonën, raporton ABC News.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me pushuesit që ndodheshin në plazhin e Shëngjinit.