Lajme

“Turi i Edi Ramës në vendet e Ballkanit Perëndimor, i paprecedentë, tentativë e tij për t’u shfaqur si lider rajonal”

07/07/2023 12:40
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike nga Shqipëria, Enton Abilekaj, një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me turin dy ditor ballkanik të nisur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Abilekaj, zhvillimin e këtij turi, po e cilëson si të paprecedentë duke thënë se vetëm një mendje delirante mund të bëjë diçka të tillë.

Ai thotë se vizitat e proklamuara të Ramës në kuadër të ‘Samitit të Berlinit’, nuk janë asgjë tjetër, veçse një tentativë e tij për t’u shfaqur si lider rajonal që po pajton Ballkanin.

“Turi i Kryeministrit të Shqipërisë është i paprecedentë për një politikan të rajonit dhe po aq i paprecente në rrafshin global. Është sikur Kryeministri i Polonisë psh, të nisë një tur në vendet e Bashkimit Europian, si Gjermania, Franca, Italia etj, përpara një Samiti që do të mbahet në Varshavë. Do të ishte padyshim udhëtimi me qesharak dhe delirant në Europë. Kjo gjë kaq e paimagjunueshne në botën e zhvilluar, është duke ndodhur në Ballkan, ku mendjet delirante nuk kanë munguar kurrë”, thotë ai.

“Për një Samit, të cilit Shqipëria i siguron vetëm sigurinë dhe infrastrukturën, Edi Rama po bën një tur. E vetmja kompetencë që ka ai në këtë Samit, është të kurojë mirë shijet kulinare të homologëve, pasi për temat e diskutimit dhe marrëveshjet do të vendosë Berlini dhe Parisi, siç ka ndodhur që kur Procesi i Berlinit u themelua. Në këtë këndvështrim, është qartësisht një tentativë delirante për tu shfaqur, pa asnjë thelb, lideri rajonal që po pajton Ballkanin. Jo për të ndryshuar diçka, jo për të pajtuar Ballkanin se këto ai e di që nuk i bën dot, por për të dhënë mesazhin në Perëndim se ky është politikani që duhet mbështetur, se ky kërkon stabilitet, për të bindur ata që e mbikëqyrin në Ëashington, Bruksel, Berlin dhe Paris, që të mos ia vënë re zgjedhjet e masakruara që e mbajnë në pushtet, korrupsionin galopant dhe pastrimin e parave, personalizimin e pushtetit dhe përdorimin e tij për interesa personale” tha Abilekaj për “Gazeta Blic”

Abilekaj tutje tha se tezat e Vuçiqit është duke i përdorur kryeministri i Shqipërisë për të fituar statusin e negociatorit ndërkombëtar për pushtetin e tij personal.

“Ky delir i liderit rajonal, mund t’ i bënte dëm vetëm atij, nëse nuk do ta vinte Kosovën në jëtë pozitë të vështirë që e ka vënë sot dhe nëse nuk do ta shndërronte Shqipërinë e varfër në infrastrukturën luksoze të personit që e ka marrë peng. Deliri i liderit Rajonal dhe fabula që e pason, janë duke e ekspozuar Kosovën si problem, sikur ajo është po aq fajtore sa Serbia për atë që po i ndodh në territorin e saj, sikur kokfortësia e Qeverisë po shkakton një tension që mund të çojë në konflikt. Këto teza të Vuçiç, është duke i përdorur sot për fat të keq Kryeministri i Shqipërisë, vetëm për të fituar statusin e negociatorit ndërkombëtar apo liderit rajonal si fasadë, në thelb vetëm për pushtetin e tij personal” tha Abilekaj për “Gazeta Blic”

Ai foli edhe në lidhje me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që bëri pak javë më parë Edi Rama.

Abilekaj tha se refuzimi i Edi Ramës për të folur për bandat serbe në veri tregon se i gjithë inkursioni luksoz me çarter personal, nuk bëhet për paqen por për pushtetin.

 

Flamur Noka: Kur i futë ‘thikën’ pas shpine Kosovës dhe mbanën anën e hasmit, mos prit të të trajtojnë si vëlla!

“Anullimi i mbledhjes së dy qeverive si një sanksion ndaj Kosovës, pikërisht në kohën kur Kosova kishte më shumë nevojë për Shqipërinë, ishte një zell prej servili ndaj ndërkombëtarëve, një lutje që t’i japin atij një status të veçantë në rajon. Gjithmonë jo për të paqtuar rajonin, por për të konsoliduar pushtetin personal. Deklaratat e tij edhe mbrëmë në Klan Kosova, se nuk mund të fliste për bandat serbe në Veri, se nuk ka krijuar parti në Kosovë, tregojnë se e gjithë aventura, i gjithë inkursioni luksoz me çarter personal, nuk bëhet për paqen, por për pushtetin. Sepse çështja e bandave në Veri nuk ka asnjë krahasim dhe as mund të relativizohet duke e krahasuar me bandat kriminale të Shqipërisë apo Kosovës. Ato janë banda të Beogradit që nxisin një konflikt etnik sa herë Vuçiç ka interes të zgjidhë problemet e brendshme apo të shmangë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën. Kjo deklaratë tregoi se këndvështrimi i Ramës për Kosovën është i kundërt me atë të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, se kreditet që ai mund të marrë nga Kosova apo gjetja e konsensusit atje, mund t’ i përdorë për interesin personal, që qartësisht e dëmton Kosovën”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai në fund shtoi se kryeministri Edi Rama nuk duhej ta priste në takim as nga Osmani dhe as nga Konjufca.

“Për këtë arsye, nuk duhet të pritej as nga Presidentja Osmani dhe as nga Kryetari i Kuvendit, Konjufca” tha Abilekaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”


Enton Abilekaj, Analist

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë.

Ai është pritur nga presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca por është refuzuar në takim nga kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se arsye e refuzimit të këtij takimi është anulimi pa arsye i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

/Gazeta Blic/

 

PDK me “ultimatum” ndaj kryeministrit Kurti