Lajme

Tuneli afër Kuvendit, Rama njofton se është në procedurë prokurimi – publikon fotografi si do të duket

04/24/2024 12:20
nga:G C

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka thënë se është në fazën e prokurimit.

Rama ka thënë se ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.