Showtime

Tuna e revoltuar: Alamet burra – gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

04/18/2024 09:13
nga:N K

Altuna Sejdi, e njohur ndryshe si Tuna, këngëtarja e popullarizuar nga Maqedonia e Veriut, ka bërë një ndërhyrje të fortë dhe të hapur në rrjetin social Instagram mbi çështjen e sjelljes së burrave.

Nëpërmjet një storie të postuar në profilin e saj, ajo nuk ka ngurruar të shprehë një ndarje të prerë të burrave në dy grupe: ato që i quajti “dhunues e vrasës” dhe ata që i cilësoi si “thashethemgji”.

Postimi, i cili shfaq një shprehje të thjeshtë, por të thellë, “Alamet burra! Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemgji”, të lënë pa fjalë, reflekton një qëndrim të qartë dhe të vendosur nga ana e këngëtares.

Tuna nuk dha shpjegime shtesë mbi kontekstin apo ngjarjet specifike që e shtynë të reagonte në këtë mënyrë, por spekulohet se ky postim mund të jetë një përgjigje ndaj rasteve të vrasjeve të grave që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Ndërkohë, Tuna vazhdon të mbetet në vëmendje të publikut me projektin e saj të fundit muzikor “Ani”, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me artistin Markel Goga.

Kënga ka arritur të grumbullojë afro 5 milionë klikime në platformën YouTube, duke dëshmuar një pëlqim të gjerë nga fansat e saj dhe duke shtuar në listën e saj të gjatë të hiteve muzikore.