Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, shprehu kënaqësinë për fitoren 2-0 të ekipit të tij ndaj Udineses në një ndeshje nga xhiro e parafundit në Serie A italiane.
Specialisti kroat tha se tani duhet të bëjnë vetëm hapin e fundit për të arritur pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi ekipi është i katërti me 67 pikë dhe e mban fatin në duart e veta para xhiros së fundit.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe e meritonim fitoren. U përgatitëm në mënyrën më të mirë. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Udineses. Na ka mbetur edhe hapi i fundit”, tha Igor Tudor.
“Duhet të rikuperohemi për ndeshjen me Venezian dhe të luajmë këto 90 minuta të fundit”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport