Indrit Tuci po ndërron ekip dhe kampionat.
Sulmuesi shqiptar është afër huazimit tek skuadra e njohur turke, Kayserispor, përcjell GazetaBlic Sport.
Qendërsulmuesi shqiptar shënoi 5 gola dhe dha 1 asist në 18 ndeshje për Sparta Pragën sezonin e kaluar.
Sipas mediave turke, Kayserispor ka bërë përparim të madh në negociatat me Sparta Pragën për ta transferuar lojtarin në formë huazimi dhe marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti.
/GazetaBlic Sport


