Sporti

Tuchel zbulon pijen e preferuar të Harry Kane: Sasia që ai pi është qesharake!

05/08/2024 18:35
nga:Mergim Rreci

Në formë të shkëlqyer fizike, me 44 gola në po aq ndeshje për Bayern Munichun, anglezi Harry Kane është një atu e skuadrës gjermane kundër Real Madridit , këtë të mërkurë, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League .

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i skuadrës bavareze, Thomas Tuchel, iu referua paraqitjes së golashënuesit 30-vjeçar dhe madje bëri një zbulim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sasia e kapuçinove që ai pi në ditë është qesharake. Është e habitshme. Sa herë që shkoj në byfe atje ai është para aparatit të kafesë duke pirë kapuçinon e tij . Është e qartë se është mirë për të. Ai është në formë dhe i shëndetshëm, kështu që edhe unë do të filloj të pijë [qesh] ”, tha Tuchel, cituar nga spanjollët e MARCA.

“Ai ishte kapiten i Tottenhamit , ai është kapiten i ekipit anglez dhe na dha gjithçka që mund të prisnim prej tij. E dija se ai kishte një personalitet të madh në dhomat e zhveshjes. Për më tepër, ai shënon gola, asiston dhe di të lëvizë kur ka presion”, ka vlerësuar trajneri i Bayern Munichut.

/GazetaBlic Sport/