Sporti

Tuchel sheh përparim pavarësisht suksesit modest ndaj Andorrës: Jam shumë optimist

09/07/2025 08:19
nga:Lorik J

Thomas Tuchel beson se Anglia e meritoi fitoren 2-0 ndaj Andorrës në Villa Park të shtunën në mbrëmje. Një autogol nga Cristian Garcia dhe një gjuajtje me kokë nga Declan Rice ishin momentet kyçe në fitoren e Tre Luanëve, të cilat i çuan ata një hap më afër kualifikimit për Kupën e Botës 2026.

“Në Andorra krijuam më shumë sesa shënuam, dhe sot patëm shumë raste për të shënuar, duhet të jemi më konkurrues. Në përgjithësi ka më shumë gjëra pozitive sesa negative – ka gjëra për të përmirësuar, por po shkojmë në drejtimin e duhur. Mendoj se duhet të kishim fituar me më shumë gola, por ky nuk është problem sepse energjia dhe qëndrimi ishin të duhurat”, filloi Tuchel analizën e tij.

“Qëllimi është Kupa e Botës, por tani për tani është kualifikimi i pari, jemi të parët në grup dhe duhet të bëjmë një hap tjetër përpara të martën. Duam ta fitojmë grupin, kjo është ajo që kërkojmë nga vetja, kjo është rruga përpara”, vazhdoi specialisti gjerman në krye të ekipit anglez.

“Jam shumë pozitiv për skuadrën dhe mënyrën se si performuan, si u sollën, si u stërvitën dhe si luajtën sot. Është e rëndësishme të jemi të qartë se si duam të sulmojmë, të jemi të qartë se si duam të mbrohemi. Ky ishte një hap i parë shumë i mirë”, tha Tuchel.

/GazetaBlic Sport