Liverpooli dhe Chelsea kanë luajtur baraz 1-1 në derbin e javës së tretë të Premierligës.
Kai Havertz dhe Mohamed Salah ishin realizuesit e të dy golave, derisa po vazhdon të diskutohet shumë penalltia e dhënë në favor të Liverpoolit pas prekjes së topit me dorë nga ana e James Reece brenda zonës.
James ishe i pozicionuar në vijën e golit dhe e ndaloi topin me ndihmën e dorë, por diskutimi po bëhet për shkak të përjashtimit të tij nga loja me karton të kuq.
Gjyqtari kryesor i takimit Anthony Taylor shkoi që të shihte vet episodin në ekranin e VAR-it. A nuk pati asnjë hezitim për vendimin e tij pasi qëndroi vetëm pak sekonda para ekranit duke shikuar vetëm momentin e prekjes por edhe faktin nëse prekja e tij ishte e qëllimshme apo jo?
Ne lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i Chelseat Thomas Tuchel pas ndeshje dhe ka deklaruar.
“Ishim të brengosur sepse ai e shikoi vetëm si një foto. Për mua ishte shumë vendim i shpejtë. Mendoj se duhej parë e gjithë situata për ta kuptuar më mirë të gjithë situatën. Përtej të gjithave, unë nuk i preferoj kartonët e hershëm në këto situata sepse në një mënyrë e vrasin ndeshjen.”


