kante
Sporti

Tuchel për Kante: Ai është Salah dhe Mbappe jonë

05/20/2022 16:54
nga:E K

Në fund të ndeshjes kundër Leicesterit, Thomas Tuchel nënvizoi rëndësinë e N’Golo Kante në skuadrën e tij dhe sa kanë peshuar dëmtimet e francezit.

“Unë mendoj se ai është lojtari ynë kryesor. Por lojtarët kryesorë duhet të luajnë dhe ai vetëm 40% të ndeshjeve ka luajtur.

Është një mrekulli që ne kemi ende vendin e tretë, sepse ai është Salah, Mbappe, Van Dijk, Neymar dhe De Bruyne për ne.

Dhe nëse e ke këtë lojtar vetëm në 40% të ndeshjeve, është një problem shumë i madh.”