Sporti

Tuchel për incidentin mes Mane dhe Sane: Gjithçka është zgjidhur, atmosfera në ekip tash është pozitive

04/14/2023 13:57
nga:E K

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka komentuar incidentin mes Manes dhe Sanes.

Sulmuesi senegalez e ka goditur Sanen me shuplakë në dhomat e zhveshjes pas humbjes në Champions nga Manchester City në “Etihad Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermani tha se gjithçka është në rregull tani mes lojtarëve.

“Kjo është zgjidhur. Një lojë dhe një gjobë janë pasojat e asaj që ndodhi”, tha fillimisht Tuchel.

“Mënyra se si të dy lojtarët e përfshirë e trajtuan atë, mënyra se si lojtarët e tjerë e trajtuan atë, kishte një efekt pozitiv. Kemi pasur një atmosferë pozitive dje dhe sot”, përfundoi Tuchel.

/GazetaBlic Sport/