Thomas Tuchel beson se Anglia luajti me frikën e humbjes, në vend të eksitimit për fitoren, në Euro 2024.
Duke folur përpara ndeshjes së tij të parë si trajner i Tre Luanëve, në shtëpi ndaj Shqipërisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të premten, Tuchel premtoi se ekipi i tij do të jetë ndryshe.
“Dëshiroj që ne të luajmë me dëshirë, uri dhe gëzimin për të fituar. Pranimi i dështimit është pjesë e futbollit. Të luajmë me dëshirën për të fituar dhe jo me frikën për të humbu”, tha fillimisht Tuchel.
Tuchel dëshiron që skuadra e tij e Anglisë të luajë me një stil të përcaktuar sulmues, por ai është gjithashtu i kujdesshëm ndaj nevojës për të mbetur i adaptueshëm në futbollin ndërkombëtar.
“Të gjithë do të përpiqen të gjejnë zgjidhje kundër nesh, ndaj ne duam të jemi të adaptueshëm me cilësitë e kundërshtarit tonë dhe kjo fillon të premten”.
/GazetaBlic Sport


